Vetaksident në afërsi të Komoranit, vetura del jashtë rrugës

  • E.K /
  • 26 January 2021 - 11:08
Vetaksident në afërsi të Komoranit, vetura del jashtë rrugës

Një vetaksident është shkaktuar pak më parë në autostradën Prishtinë-Pejë, saktësisht në afërsi të Komoranit.

Një veturë ka përfunduar jashtë rrugës, duke rënë në një pjese mjaftë të rrezikshme.

Nuk dihet nëse si pasojë e këtij aksidenti ka persona të lënduar, ndërkohë policia vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion, pasi reshjet e borës kanë vështirësuar qarkullimin.

(Kosova Sot Online)