Bie faqja e PZAP’së

  • E.K /
  • 26 January 2021 - 15:28
Bie faqja e PZAP’së

Pak minuta para se të publikohet vendimi për ankesat e partive politike lidhur me moscertifikimin e kandidatëve të tyre për deputetë, faqja e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka rënë nga sistemi.

Kjo faqe nuk është duke punuar as tani.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të premten nuk certifikoi listat e kandidatëve për deputetë, listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës Socialdemokrate dhe disa partive tjera të komuniteteve jo-shumicë.

(Kosova Sot Online)