Këta janë tre kandidatët e AAK-së që i zëvendësojnë ata që nuk u certifikuan nga KQZ-ja

  • E.K /
  • 26 January 2021 - 15:42
Këta janë tre kandidatët e AAK-së që i zëvendësojnë ata që nuk u certifikuan nga KQZ-ja

AAK’ja tashmë ka dorëzuar emrat e tri zëvendësimeve në PZAP. Bëhet fjalë për zëvendësimin e Gani Dreshajt, Shqipe Kastratit dhe Rrahim Ajetit, të tre të dënuar me vendim të formës së prerë.

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka treguar emrat e tre kandidatëve që janë zëvendësuar.

“Kandidati me nr rendor 20 Gani Dreshaj, zëvendësohet me kandidatin Bashkim Kaliqanaj, kandidatja me nr rendor 70 Shqipe Kastrati, zëvendësohet me kandidaten Albana Kastrati dhe Kandidati me nr rendor 74 Rrahim Ajeti, zëvendësohet me andidaten Amire Ajeti”, tha Ahmeti për Gazetën Express.

Në ndërkohë shtatë subjekte politike kanë dërguar gjatë së shtunës nëntë apele në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për PZAP.

Kjo për shkak që kandidatët e tyre nuk u certifikuan për arsye se ishin të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë në tri vitet e fundit.

Për momentin PZAP’ja është duke publikuar vendimet për këto ankesa.

(Kosova Sot Online)