Prej sot në QKMF në Podujevë ofrohen shërbime shtesë

  • E.K /
  • 27 January 2021 - 12:41
Prej sot në QKMF në Podujevë ofrohen shërbime shtesë

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Podujevë prej sot, për herë të parë do të ofrojë shërbimin paliativ, kurse shërbimet e rëntgenit dhe laboratorit qytetarët do të mund t’i marrin gjatë 24 orëve.

Kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi me këtë rast tha se me ofrimin e shërbimit paliativ ofrojnë vizitën mjekësore dhe aplikimin e terapisë nga ana e doktorit të mjekësisë dhe infermieres në shtëpitë e të sëmurëve

“Me ofrimin e shërbimit paliativ ofrojmë vizitën mjekësore dhe aplikimin e terapisë nga ana e doktorit të mjekësisë dhe infermieres në shtëpitë e të sëmurëve, të cilët janë të palëvizshëm. Gjithashtu me shërbimin gjatë 24 orëve të rëntgenit dhe laboratorit, qytetarët nuk do të kenë nevojë të shkojnë nëpër laboratorë privatë, por edhe në QKUK në Prishtinë, për të marr këto shërbime”, tha Bulliqi.

Tutje ai tha se Komuna do të vazhdojë me investime në sektorin e shëndetësisë, në mënyrë që qytetarët tanë të marrin shërbime mjekësore cilësore dhe të shpejta. 

(Kosova Sot Online)