“Trutë në tokë t’i kisha qit”, stafi i Vjosa Osmanit thotë se u.d e presidentit po kërcënohet

  • G.G /
  • 27 January 2021 - 13:15
“Trutë në tokë t’i kisha qit”, stafi i Vjosa Osmanit thotë se u.d e presidentit po kërcënohet

Këshilltari i u.d të presidentit, Vjosa Osmanit, Faton Peci  ka thënë se Osmani është duke u përballur me kërcënime.

Këto komente ai i ka bërë përmes një shkrimi në Facebook.

“Fushata e egër kundrejt u.d. Presidentes Osmani tashmë po përcillet edhe me kërcënime. Të gjithë ata që po tentojnë t`i drejtojnë shtizat kah ajo, në fakt po i kthejnë kah vetja. Zonja Osmani është politikane që e ka kapërcy stadin e kërcënimeve dhe tendencave për denigrim. Zonja Osmani për qytetarin e thjeshtë është personifikim i guximit e konsistencës, ndaj çfarëdo përpjekje për ta frikësuar apo kërcënuar është e kotë! Ajo ende guxon dhe sërish do të guxojë”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)