181 persona shërohen nga koronavirusi në 24 orët e fundit

  • E.K /
  • 27 January 2021 - 15:06
181 persona shërohen nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë edhe 8 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 301 raste të reja të infektuara, ndërsa janë shëruar edhe 181 persona.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.325 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 301 raste pozitive”, është thënë nga IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 58.988 raste nga 225.830 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.479 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 181 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51.518 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.991.

(Kosova Sot Online)