Furnizuan qytetarët me teste anti-Covid-19, arrestohen të dyshuarit

  • E. /
  • 28 January 2021 - 10:18
Furnizuan qytetarët me teste anti-Covid-19, arrestohen të dyshuarit

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuari për veprën penale “Dokumente të falsifikuara”.

Sipas policisë një mashkull dhe një femër dyshohet se i kanë furnizuar qytetarët me dokumente të testit Anti-Covid-19.

Ngjarja ka ndodhur në Pejë.

“Pejë 27.01.2021 – 12:55. Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovarë pasi që të njëjtit dyshohen se i kanë furnizuar qytetarët me dokumente të testit anti Covid 19. Njësiti relevante policore nga vendin e ngjarjes  kanë konfiskuar: tre telefona mobil dhe dy shtëpiza të kompjuterit. Në konsultim me prokurorin e shtetit të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)