Arsyetimi i gjykatësit për babanë e Albert Krasniqit: Mund ti fsheh provat dhe të ndikojë tek familjarët

  • E.K /
  • 29 January 2021 - 11:33
Arsyetimi i gjykatësit për babanë e Albert Krasniqit: Mund ti fsheh provat dhe të ndikojë tek familjarët

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit për një muaj ndaj Skender Krasniqit, që dyshohet se vrau djalin e tij Albert Krasniqi.

Sipas gjyqtarit të procedurës paraprake,  masa e paraburgimit është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që sipas tij ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri S.K. mund ti asgjësojë, fsheh, ndryshoj apo falsifikoj provat e veprës penale duke ndikuar në dëshmitarët, të cilët janë familjarë të të pandehurit.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se masa e paraburgimit është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri S.K. mund ti asgjësojë, fsheh, ndryshoj apo falsifikoj provat e veprës penale duke ndikuar në dëshmitarët, të cilët janë familjarë të të pandehurit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

(Kosova Sot Online)