Zvicra është furnizuar me 500.000 doza vaksine, janë vaksinuar 260.000 veta

  • E.K /
  • 30 January 2021 - 09:45
Zvicra është furnizuar me 500.000 doza vaksine, janë vaksinuar 260.000 veta

Autoritetet federale të martën dhe të premten kanë hasur në probleme. Kështu, BAG-ut ju desh të korrigjonte numrin e dozave të vaksinimit nëpër kantone.

Deri më tani, në Zvicër janë dorëzuar gjithsej pak më shumë se gjysmë milioni (535.115) doza vaksine nga prodhuesit. Kjo u bë e ditur të premten në mbrëmje nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG), njofton sda.ch.

Ndërkaq gjithsej rreth 260,000 vaksina nga dy prodhuesit Pfizer / Biontech dhe Moderna janë injektuar deri të mërkurën.

Kjo e ka rritur përqindjen e banorëve të vaksinuar në vend në rreth tre për qind. Me këtë përqindje, Zvicra ndodhet nën mesataren aktuale botërore sa i përket vaksinimit.

Përsëri mospërputhje në numra
Megjithatë, duke përpiluar numrat, autoritetet federale të martën dhe të premten kanë hasur në probleme, trasnmeton albinfo.ch. Kështu, më pas BAG-ut ju desh të korrigjonte numrin e dozave të vaksinimit nëpër kantone, duke e zvogëluar atë.

Edhe me shifrat e publikuara të premten, fillimisht kishte një mospërputhje midis tabelave  në tri gjuhët kombëtare dhe në anglisht.

(Kosova Sot Online)