Pamje nga momenti i nënshkrimit të njohjes së Kosovës brenda ministrisë së Jashtme izraelite

  • A.P /
  • 01 February 2021 - 16:09
Pamje nga momenti i nënshkrimit të njohjes së Kosovës brenda ministrisë së Jashtme izraelite

Pavarësia e Kosovës si shtet është njohur sot zyrtarisht nga një shtet shumë i rëndësishëm si izraeli. Këtë akt e ka quajtur historik ministri i Jashtëm i Izraelit, Gabi Ashkenazi, i cili me këtë rast ka falenderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Sot po e bëjmë historinë dhe për këtë dua të falënderoj Shtetet e Bashkuara. Izraeli dëshiron një Ballkan stabil. Marrëveshja e nënshkruar në Uashington i kontribuon kësaj. Shpresojmë që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë”, u shpreh ai ndër tjerash.

Njohja u nënshkrua nga minisrat e Jashtëm të të dy shteteve në një ceremoni virtuale, ndërsa pas saj, pati festë në Kosovë. Në një ambient me flamuj të Kosovës dhe Izraelit, por edhe flamurin e SHBA-së, janë parë duke festuar kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ambasadori amerikan, Philip Kosnett, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, koordinatori shtetëror për dialogun Kosovë – Serbi, Skender Hyseni e Faton Peci, këshilltari i ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani. Ndonëse me një sërë mosmarrëveshjes dhe me shumë kundërshti mes tyre, Hoti dhe Peci që jo shumë kohë më parë ishin bashkëpartiakë, i kanë cakrruar gotat dhe e kanë uruar njëri-tjetrin për këtë sukses.

Ndërkaq ministri Ashkenazi ka publikuar në llogarinë e tij në Twitter, pamje nga momenti i nënshkrimit të njohjes së pavarësisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)