Armend Zemaj: Armatës së infektologëve dhe radiologëve sot iu shtuan edhe specializantët e rinj

  • E.K /
  • 02 February 2021 - 10:41
Armend Zemaj: Armatës së infektologëve dhe radiologëve sot iu shtuan edhe specializantët e rinj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se ekipit të infektologëve dhe radiologëve sot i janë shtuar edhe specializantët e rinj.

Ai ka thënë se në Klinikën Infektive shkollimin specialistik janë duke e kryer 17 mjekë, ndërsa në Klinikën Radiologjike 42.

“Specializantët do të vazhdojnë shkollimin, ndërsa ne, bartës të përgjegjësive institucionale, na mbetet të përgëzojmë kuadrin tonë për specializim si dhe specializantët e rinj, si e ardhmja e shëndetësisë tonë, duke qenë edhe dëshmitar, edhe kontribuues të kësaj të arriture”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook.

Njoftim i plotë:

Armatës së ekipit të mrekullueshëm të infektologëve dhe radiologëve, sot iu shtuan edhe specializantët e rinj.

Tashmë në Klinikën Infektive shkollimin specialistik janë duke e kryer 17 mjekë, ndërsa në Klinikën Radiologjike 42.

Specializantët do të vazhdojnë shkollimin, ndërsa ne, bartës të përgjegjësive institucionale, na mbetet të përgëzojmë kuadrin tonë për specializim si dhe specializantët e rinj, si e ardhmja e shëndetësisë tonë, duke qenë edhe dëshmitar, edhe kontribuues të kësaj të arriture.

Shëndetësia jonë, nuk mund të ndalet në përkufizime të mangëta apo të paplota për shkak të opozitarizmit, ajo ka dije, personel dhe vullnet për ta bërë shëndetësinë të respektueshme, jo vetëm kur krahasohet me rajonin.

(Kosova Sot Online)