Video virale:Vajza nuk e ndal gjimnastikën dhe pse pas saj po ndodh një grusht shteti

  • E.K /
  • 02 February 2021 - 14:59
Video virale:Vajza nuk e ndal gjimnastikën dhe pse pas saj po ndodh një grusht shteti

Nëse vajza e fotografuar do të ishte duke ushtruar në mes të rrugës në një vend tjetër, ka shumë të ngjarë që videoja që e përshkruan atë duke bërë gjimnastikë nuk do të ishte bërë virale .

Por kur vajza e re, e veshur me maskën e saj, në Myanmar filmohet duke bërë gjimnastikë në ritmin e këngës indoneziane "Ampun Bang Jago" gjatë një grushti shteti ushtarak në vendin e saj, atëherë videoja me të drejtë shpërtheu në internet.

Video tregon vajzën e veshur me pantallona të shkurtra, bluzë të verdhë dhe atlete duke bërë palestrën e saj të lumtur në sfondin e një autokolone ushtarake që shkon drejt parlamentit të vendit. Ndoshta vajza as nuk e kuptonte se çfarë po ndodhte, përndryshe nuk ka si shpjegohet.

Dje, ushtria e Mianmar arrestoi udhëheqësin e vendit Aung San Suu Kyi dhe zyrtarë të tjerë të rangut të lartë pas një grushti shteti të përgjakshëm të kryer nga gjeneralët që sfiduan zgjedhjet parlamentare të nëntorit.

Ushtria ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme në Mianmar për një vit, duke i dhënë fund papritur një periudhe dhjetë-vjeçare demokratike.

(Kosova Sot Online)