Një burrë në Slloveni hyri në banesën e gruas së tij, ia preu fytin me thikë dhe iku

  • A.P /
  • 02 February 2021 - 16:00
Një burrë në Slloveni hyri në banesën e gruas së tij, ia preu fytin me thikë dhe iku

Një vrasje makabre ndodhi të dielën rreth orës 11 në Kamnik të Sllovenisë.

34-vjeçarja Marina Ilikiq u vra nga burri i saj, Goran, nga i cili po përpiqej të divorcohej. Ai ia preu fytin me thikë.

Sipas policisë, burri shkoi rreth orës 11 në shtëpinë ku jetonte gruaja e tij, me të cilën ishte në një proces divorci. Ai e theu derën, e sulmoi dhe e goditi me thikë duke ia prerë fytin.

Ai u arratis pas vrasjes, por u gjet dhe u arrestua shpejt nga policia.

Një hetim është duke u zhvilluar për këtë ngjarje tragjike.

Çifti kishte dy fëmijë.

(Kosova Sot Online)