Hoti i bën thirrje Diasporës ta votojnë LDK-në pasi janë më të mirët

  • A.P /
  • 02 February 2021 - 19:22
Hoti i bën thirrje Diasporës ta votojnë LDK-në pasi janë më të mirët

Kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti u ka bërë thirrje mërgatës që ta votojnë LDK-në, pasi siç thotë ai kjo parti është zgjidhja e vetme për Kosovën.

“Pavarësia e Kosoës e ka vendosur lirinë e popullit tonë, këtë rrugëtim të gjatë e bëmë me partnerët tanë. Mërgatë e dashur tani edhe aplikim për votim ka përfunduar, andaj ju bëjë thirrje që të bëni kontriboutin tuaj përmes votës, përmes së cilës ju bëni lidhjen me atdheun. Zgjedhjet do të mbahen, por na pret një proces i vështirë përpara në zgjedhjen e Qeverisë dhe Presidentit të vendit. Prandaj ju bëjë thirrje ta votoni LDK-në dhe përfaqësuesit e juaj. LDK është e përgatitur për fitore. Shteti, shtet është primar për LDK-në”, u shpreh ai

Hoti tha se LDK është e gatshme për këto zgjedhje ne jemi të organizuar për fitore.

Shteti shtet është primar për LDK-në sepse republika e Kosovës është arritja më e madhë shekullore e popullit shqiptar.
Janë njrezit e mirë dhe aktivistët e devotshëm të LDK-se të cilëve u detyrohemi me punë të palodhsme në të mirë të vëndit tonë, shtoi ai.

Në fund Hoti tha se LDK është zgjidhja e vetme për Kosovën, dhe se LDK është më e madhe se secili individ.

(Kosova Sot Online)