Një grua raporton në polici se u sulmua dy herë sek*ualisht në vendin e punës në Zveçan

  • E.K /
  • 03 February 2021 - 12:03
Një grua raporton në polici se u sulmua dy herë sek*ualisht në vendin e punës në Zveçan

Një femër ka raportuar se është sulmuar seksualisht gjatë vitit 2019 në vendin e punës, po ashtu edhe gjatë vitit 2020 është sulmuar edhe nga një i dyshuari tjetër.

Ndërsa, me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Ankuesja femër kosovare raporton se gjatë vitit 2019 në vendin e punës është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar, po ashtu edhe gjatë vitit 2020 është sulmuar seksualisht edhe nga i dyshuari tjetër mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24’orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)