
Lexoni edhe:
Ish agjenti i SHIK-ut e zbulon skenarin anti UÇK të Hashim Thaçit: Kështu e dorëzoi vet “gjarpri” Veriun e Kosovës në duar të strukturave kriminale serbe dhe kjo është lidhja mafioze që vet ai e kontrollon!
Shkruan: Ragip Guraziu
Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj në një takim që ka pasur me veteranët e luftës në Pejë dhe Klinë, ka thënë se PDK-ja është trashëgimtare e UÇK-së dhe themeluese e shtetit, prandaj duhet të mbështete fuqimisht në këto zgjedhje. Veteranët e UÇK-së po i takojnë çdo ditë gjithandej Kosovës, duke ju thënë se ishin përherë krahë për krah me Hashim Thaçin e Kadri Veselin, se UÇK-ja është ADN-ja e PDK-së dhe së bashku me veteranët e UÇK-së do ta fitojnë edhe këtë betejë. Me joshje të ngjashme po e bëjnë fushatën edhe NISMA e AAK, prandaj kjo fletë mjaftueshëm pse u dështua pastrimi i listave të veteranëve të rrejshëm sepse 60 maj veteran së bashku me familjet e tyre, janë një rezervë e pa diskutueshme e votave që llogarisin këto parti politike.
-UÇK-ja është ADN-ja e PDK-së dhe së bashku me veteranët e UÇK-së do ta fitojmë edhe këtë betejë!”, ka thënë Hoxhaj. Me joshje të ngjashme po e bëjnë fushatën edhe NISMA e AAK, prandaj kjo fletë mjaftueshëm pse u dështua pastrimi i listave të veteranëve të rrejshëm sepse 60 maj veteran së bashku me familjet e tyre, janë një rezervë e pa diskutueshme e votave që llogarisin këto parti politike. PDK-ja në duart e Enver Hoxhajt dhe Bedri Hamzës në këto zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit 2021, ''u ra shi në kollomoq-populli''.
Tani do të provohet të konvertohen edhe listat e veteranëve të rrejshëm dhe familjarëve të tyre, në vota pikërisht tani në këto zgjedhje vendimtare, për ta shpëtuar PDK- dhe dy subjektet tjera të krahut të luftës nga humbja e plotë e turpshme në zgjedhjet e 14 shkurtit, derisa dihet paria e PDK-së dhe e UÇK-së ku gjinden, janë duke e aktivizuar këtë parti politike pikërisht këtë shtresë që të ju sigurojnë votat me çdo kusht. Zyrtarët e PDK-së, por edhe të tjerët si ish krahu i luftës, së fundi kanë filluar ta kërkojnë votën nga militantët e tyre duke u thirr në meritat e luftës dhe përfitimet prej saj, duke mos harruar që të kërkojnë përkushtimin e votës ndaj liderëve të partisë, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".