Kjo është viktima më e re e COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

  • E.K /
  • 03 February 2021 - 15:18
Kjo është viktima më e re e COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar edhe 3 viktima si pasojë e COVID-19.

Viktima më e re gjatë kësaj kohe është një 40 vjeçar nga Suhareka.

Kështu është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 1 rast (75 vjeç), Suharekë 1 rast (40 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (90 vjeç)”, thuhet nga IKSHPK.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 341 raste të reja të infektuara me COVID-19, ndërsa janë shëruar 207 persona.

Numri total i rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë është 61.086 raste nga 240.696 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.509 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 207 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 53.017 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.560.

(Kosova Sot Online)