Parashikimet e COVAX’it për shpërndarje të vaksinës

  • G.G /
  • 04 February 2021 - 08:56
Parashikimet e COVAX’it për shpërndarje të vaksinës

Kosova pritet të furnizohet me 100,800 doza të vaksinës kundër koronavirusit, të kompanisë AstraZeneca, përmes skemës COVAX, e cila synon të shpërndajë vaksina për vendet e varfra.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, bashkudhëheqëse e kësaj skeme, ka njoftuar se dozat totale të vaksinave mbulojnë 3.3 përqind të numrit të popullësisë së 14 vendeve pjesëmarrëse.

Kosova pritet të marrë vaksinën e kompanisë AstraZeneca, të prodhuar nga kompania jugkoreane, SK Bioscience.

Dozat e para të vaksinës mund të arrijnë në pjesën e dytë të shkurtit.

Shtetet e Ballkanut do të furnizohen me vaksina të kompanisë AstraZeneca, përveç Bosnjës e cila do të ketë edhe një  sasi të vaksinave nga Pfizer/BioNTech (23.400)

(Kosova Sot Online)