I hyri në shtëpi, e detyroi të zhvishet dhe e dhunoi s*ksualisht 17-vjeçaren nga Suhareka, merret vendimi për të dyshuarin

  • G.G /
  • 04 February 2021 - 09:56
I hyri në shtëpi, e detyroi të zhvishet dhe e dhunoi s*ksualisht 17-vjeçaren nga Suhareka, merret vendimi për të dyshuarin

Gjykata Themelore e Prizrenit i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit N.K, për shkak të dyshimit se ka dhunuar një 17-vjeçare në Suharekë.

Sipas gjykatës, i dyshuari e ka shfrytëzuar rastin sa e mitura ka qenë e vetme në shtëpi për të hyrë atje, dhe paraprakisht e grushton në fytyrë, e detyron të zhvishet dhe pa pëlqimin e saj e detyron të kryej marrëdhënie seksuale.

“Gjykata ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit, sepse hetimet në këtë çështje posa kanë filluar, në vijim të procedurës duhet të dëgjohet, i pandehuri, dëshmitarët, po ashtu në këtë çështje duhet të mblidhen edhe provat të tjera, andaj është konstatimi i gjykatës se caktimi i paraburgimit është i arsyeshëm, dhe i domosdoshëm për rrjedhën normale të kësaj procedure penale”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Fillimisht në orët e pasdites dhe sërish në orët e vona të mbrëmjes, brenda të njëjtës ditë, derisa viktima – e mitura, gjendej e vetme në shtëpi, i pandehuri e shfrytëzon momentin e volitshëm futet në shtëpinë e saj dhe paraprakisht e grushton në fytyrë, e detyron të zhvishet dhe pa pëlqimin e saj e detyron të kryej marrëdhënie seksuale,

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit N.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: dhunimi nga neni 227 par. 4 pika 4.8 lidhur me par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtarja e procedurës – Ajser Skenderi, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ashtu që kjo masë të pandehurit do ti llogaritet prej datës 02.02.2021 deri me datën 04.03.2021.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit N.K., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së Paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se ditën kritike i pandehuri dyshohet të ketë kryer veprën penale të dhunimit ndaj të dëmtuarës – e moshës së mitur, ashtu që:

– Fillimisht në orët e pasdites dhe sërish në orët e vona të mbrëmjes, brenda të njëjtës ditë, derisa viktima – e mitura, gjendej e vetme në shtëpi, i pandehuri e shfrytëzon momentin e volitshëm futet në shtëpinë e saj dhe paraprakisht e grushton në fytyrë, e detyron të zhvishet dhe pa pëlqimin e saj e detyron të kryej marrëdhënie seksuale,

– Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Gjykata ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit, sepse hetimet në këtë çështje posa kanë filluar, në vijim të procedurës duhet të dëgjohet, i pandehuri, dëshmitarët, po ashtu në këtë çështje duhet të mblidhen edhe provat të tjera, andaj është konstatimi i gjykatës se caktimi i paraburgimit është i arsyeshëm, dhe i domosdoshëm për rrjedhën normale të kësaj procedure penale.

Gjykata, duke vendosur lidhur me kërkesën për caktimin e paraburgimit i morri parasysh edhe masat tjera alternative, por konsideron se të njëjtat nuk janë të mjaftueshme dhe të sigurta për sigurimin e prezencës së pandehurit në procedurë gjer në sqarimin e rrethanave për të cilën ekziston dyshimi i bazuar se i pandehurit ka kryer veprën penale e cila i vihet në barrë e posaçërisht kur hetimet në këtë çështje penale janë në fazën fillestare.

(Kosova Sot Online)