Dyshime se u favorizu një operator ekonomik në Rahovec, intervistohen shtatë të dyshuar

  • G.G /
  • 04 February 2021 - 11:26
Dyshime se u favorizu një operator ekonomik në Rahovec, intervistohen shtatë të dyshuar

Policia njofton se një operator ekonomik dyshohet se është favorizuar në tri raste duke u shpallur fitues në kundërshtim me ligjin.

Lidhur me rastin janë intervistuar shtatë persona të dyshuar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet.

Njoftimi i plotë i policisë:

KEQËPËRDORIM I POZITËS ZYRTARE /Rahovec 2019-NN. 03.02.2121-13:00. Është raportuar se një operator ekonomik dyshohet se është favorizuar në tri raste duke u shpallur fitues në kundërshtim me ligjin ku janë intervistuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)