Arrestohen dy persona nga Prizreni, falsifikonin monedha metali nga 2 euro

  • G.G /
  • 04 February 2021 - 11:38
Arrestohen dy persona nga Prizreni, falsifikonin monedha metali nga 2 euro

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në dy lokacione në Prizren kanë gjetur dhe sekuestruar 126 monedha metali të vlerave nga dy euro të cilat dyshohet se janë falsifikuar.

Po ashtu, policia ka bërë të ditur se kanë sekuestruar edhe dy armë zjarri, si dhe kanë arrestuar dy persona.

“Është raportuar se njësitë relevante policore pas pranimit të informatave në dy lokacione kanë gjetur dhe sekuestruar 126 monedha metali të vlerave nga 2 euro të cilat dyshohet se janë të falsifikuara si dhe dy armë zjarri dhe 34 copë fishek. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë  të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)