Ilir Ferati: LDK – kala e pamposhtur

  • A.P /
  • 04 February 2021 - 16:28
Ilir Ferati: LDK – kala e pamposhtur

Kandidati per deputet nga radhet e Lidhjes Demokratike te Kosoves, Ilir Ferati, i biri i kryetarit te ndjere te Komunes se Istogut Fadil Ferati, hapat e pare te fushates i filloi ne fshatrat, Istog i Poshtem dhe Uçe.

Ferati gjate fjalimeve te tij theksoi se jo rastesisht jane zgjedhur keto vende per tu nisur fushata ngase sipas tij keto dy fshatra jane simbol i rezistences dhe perpjekjes per Kosoven shtet.

Gjate fjales se tij, ne pika te shkurtra per pjesmarresit shpjegoi programin e LDKse dhe shfrytezoi rastin te shpreh mirenjohjen e thelle per mbeshtetjen masive qe keto zona po i japin Lidhjes Demokratike te Kosoves dhe kandidateve nga dega e Istogut.

Ilir Ferati e permbylli fjalimin e tij me “LDK ne Istog- kala e pamposhtur” e cila mori duartrokitje dhe brohoritje te fuqishme nga pjesmarresit.

(Kosova Sot Online)