Lindi fëmijën e katërt, infermierja me Covid ndërron jetë pas një jave

  • E.K /
  • 05 February 2021 - 23:43
Lindi fëmijën e katërt, infermierja me Covid ndërron jetë pas një jave

Historia tronditëse e një nëne të re në Britani që humbi jetën papritmas nga koronavirusi ka pikëlluar shumë njerëz.

Infermierja 29-vjeçare u infektua me koronavirus, ndërsa ajo ishte shtatzënë dhe vdiq një javë pasi lindi me operacion fëmijën e saj të katërt.

Kolegët e saj në Spitalin North Tyneside në veri të Anglisë mbajtën një minutë heshtje në kujtim të Becky Reagan, e cila punonte si infermiere.

Gruaja e re ka punuar në vijën e parë të betejës me COVID që nga janari i kaluar.

“Ne kemi humbur një grua të mrekullueshme, një vajzë të bukur dhe nënë të katër vajzave”, tha nëna e saj, ndërsa shtoi: “Becky e donte punën e saj”.

(Kosova Sot Online)