Liria dhe shteti i Kosovës të fituar me luftë nga Amerika e NATO nuk mbrohet me qeveritar skllevër por me njerëz të dinjitetshëm

Liria dhe shteti i Kosovës të fituar me luftë nga Amerika e NATO nuk mbrohet me qeveritar skllevër por me njerëz të dinjitetshëm
Liria dhe shteti i Kosovës të fituar me luftë nga Amerika e NATO nuk mbrohet me qeveritar skllevër por me njerëz të dinjitetshëm

Rexhep Shahu

  • 05 February 2021 - 12:42

Shkruan: Rexhep Shahu

Ajo që kërkohet nga Kosova është të zgjedh politikanë të ditur, qëndrestar, të pa ndikueshëm e të pavarur nga Serbia, që të dinë të mbrojnë Kosovën dhe të mos jenë skllevër të karrigeve nesër. Shpresojmë në zgjedhje figurash të dinjitetshme më 14 shkurt, që të qeveriset Kosova nga dijetarët.

-Kosova vazhdon të jetë në tryezën e fuqive të mëdha. Sa e lënë pak anash dosjen Kosovë, sërish dosja shfletohet vetë dhe i detyron zyrtarët e fuqive të mëdha të livritin. Duhet të ndodhë e të pranohet edhe në jetën serbe, në politikën serbe ajo që është fakt historik tashmë, Kosova jashtë Serbisë, pa Serbi, shtet i lirë e i pavarur, me liri të fituar me luftë nga Amerika e NATO. Të gjitha lëvizjet, zhurmat, zërat, janë teknikalitete. Duhet gjetur një mënyrë pak sa e bute dhe e justifikueshme që krenaria e sëmurë serbe të ulë hundën. Serbët u mundën me luftë nga Amerika e NATO dhe ende ka njerëz në Serbi që nuk e gëlltitin atë humbje të paralajmëruar e të parashikuar.

Presidenti Vuçiq ka qenë luftëtar me armë kundër lirisë së Kosovës bashkë me Daçiqin dhe është jo e lehtë sot ta pranojnë me fjalë atë që kanë nënshkruar në Kumanovë, është jo e lehtë të mos kokërrzezën para ithtarëve të "Serbisë së madhe e të famshme e të shquar”, kësaj përralle të dalë boje me kohë. Pra për të ndihmuar Serbinë dhe krerët e shtetit serb, vendet serioze të perëndimit, si Franca, përpiqen të gjejnë teknikalitete, të gjejnë deriçka zbutëse që të mos ua lëshojnë hundët në tokë serbëve. Por edhe serbët e vdekur e dinë se nuk ka më Kosovë serbe, nuk ka më Serbi në Kosovë, as vatra serbe në Kosovë, pasi serbët e dinë mirë se shqiptarët në Kosovë kanë aftësi asimiluese, zhbërëse ndaj serbëve. Shqiptarët në Kosovë kanë shkëlqyer në asimilim të serbëve kur kanë qenë koloni serbe, të pushtuar prej serbëve e jo më tani që Kosova është shtet shqiptar.

Ide e zgjidhje inovative i quan presidenti Macron, emërtime të ndryshme vënë nga politikanë e diplomate të ndryshëm. Progresistët synojnë të zgjidhin përfundimisht çështjen Kosovë, të hyjë Kosova në OKB pa u penguar nga Serbia. Dhe kërkohet në këtë rast kulaç për Serbinë, kërkohet që Serbia të fitoje diçka në këmbim. Por territor Kosove nuk fiton dot, qeverisje të Kosovës nuk fiton dot, territore serbe në Kosovë nuk fiton dot. Mbase kishës serbe i japin fuqi dhe më shumë përparësi. Nuk e di por meqenëse shtetet më të fuqishme të botës e të politikës botërore merren me Kosovën kjo është gjë pozitive.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".