Armend Zemaj: Vaksina po vjen, në qershor e korrik do të kthehet normaliteti në vend

  • E.K /
  • 06 February 2021 - 11:20
Armend Zemaj: Vaksina po vjen, në qershor e korrik do të kthehet normaliteti në vend

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se pas ardhjes së vaksinës antiCOVID, normaliteti në vend do të kthehet në muajt qershor dhe korrik.

Zemaj, gjatë një vizite në Spitalin e Vushtrrisë, ka thënë se presin që gjatë këtij viti të angazhohen 1000 persona staf i mesëm në Spitalet e Kosovës.

“Iu kemi dhënë zgjidhje shumë problemeve që kanë qenë të trashëguara. Profesionistët tanë, politikat e MSH-së, arritën ta vënë në përdorim plazmën për trajtim me COVID-19. Spitali i Vushtrrisë na ka ndihmuar shumë në menaxhimin e pandemisë”.

“Vaksina po vjen, prioritet i vaksinimit do të jetë personeli shëndetësor dhe shpresojmë së në qershor dhe korrik t’i kthemi normalitetit në vend. 1000 persona staf të mesëm do  t’i angazhojmë gjatë këtij viti”, tha ndër të tjera ai.

(Kosova Sot Online)