Një fshat në Indonezi përfshihet nga “vërshimet e kuqe”, duken si liqen gjaku

  • E.K /
  • 06 shkurt 2021 - 11:15
Një fshat në Indonezi përfshihet nga “vërshimet e kuqe”, duken si liqen gjaku

Një fshat në Indonezi është përfshirë nga vërshimet, por ajo që bie në sy është ngjyra e kuqe e ujit, duke e krijuar përshtypjen e pakëndshme të derdhjes së gjakut. Megjithatë, nuk ka asgjë për t’u frikësuar.

Mijëra përdorues të rrjeteve sociale publikuan fotografi dhe video të fshatit Jenggot, në pjesën qendrore të ishullit Java, i cili është prekur nga vërshimet. Ngjyra e kuqe e ujit është shkaktuar nga ngjyra që përdoret për ngjyrosjen e rrobave.

Ky fshat ndodhet afër qytetit Pekalongan, i njohur për prodhimin e batikut, metodë tradicionale indoneziane për përdorimin e dyllit për t’u rezistuar ngjyrave me bazë uji, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Nuk është e pazakonshme që lumenjtë në Pekalongan të marrin edhe ngjyra të tjera. Uji me ngjyrë të gjelbër e mbuloi një fshat në veri të këtij qyteti gjatë vërshimeve muajin e kaluar.

Shefi i agjencisë për fatkeqësi, Dimas Arga Yudha, konfirmoi se fotografitë që po qarkullojnë në internet janë të vërteta.

“Vërshimet e kuqe janë si pasojë e ngjyrës batik, që është prekur nga ujërat. Ajo do të zhduket kur të përzihet me shi më vonë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)