E zbulon Syla: As Ramushi as Vjosa nuk do të jenë president, ky është personi që do të zgjidhet

  • A.P /
  • 06 February 2021 - 22:09
E zbulon Syla: As Ramushi as Vjosa nuk do të jenë president, ky është personi që do të zgjidhet

Gazetari Valon Syla beson se as kandidatja e VV’së për presidente Vjosa Osmani e as ai i AAK’së, Ramush Haradinaj, nuk do të zgjidhen në këtë pozitë.

“Në esencë Albin Kurti është midis dy zgjedhjeve: ta zgjedh LDK’në ose PDK’në ose të shkojë në zgjedhje të reja”, tha Syla.

“Kjo nënkupton që as Ramushi e as Vjosa nuk do të jenë presidentë”, shtoi ai.

“Këtë është mirë me ja tregu elektoratit sot sepse këto opsione janë pothuajse të pashmangshme”, theksoi Syla.

(Kosova Sot Online)