Një 20 vjeçar qëllohet për vdekje derisa realizonte një video sikur ishte grabitës

  • E.K /
  • 07 February 2021 - 15:45
Një 20 vjeçar qëllohet për vdekje derisa realizonte një video sikur ishte grabitës

Një i ri u vra në një parking në Nashville të premten në mbrëmje, pasi një shaka që donte të bënte bashkë me një mikë të tij për kanalin e tij në “Youtube” shkoi gabim.

Kështu u tha nga policia për vrasjen e të riut.

Timothy Wilkes, 20 vjeç dhe shoku i tij iu afruan një grupi njerëzish, rreth orës 21:30 me thika kasapi për shaka, por njëri nga personat qëlloi dhe vrau të riun.

Dëshmitarët i thanë policisë se Wilks dhe shoku i tij organizuan një “grabitje të rreme”, raportoi Abc15.com.

David Starns, 23 vjeç, i cili ishte në grupin e njerëzve, pranoi në polici se ai qëlloi Wilks dhe tha se nuk ishte në dijeni se ishte një shaka.

Starns, i cili tha se ai qëlloi në vetëmbrojtje, nuk është akuzuar për shkak të incidentit dhe hetimi është duke vazhduar, sipas “NBC Neës”.

Policia nuk e ka konfirmuar gjendjen e mikut që ishte me Wilkes në kohën e vdekjes së tij, ose nëse Starns kishte licencë për armë.

(Kosova Sot Online)