Mustafa thotë se Amerika i njeh verat e qeverisjes Hoti

  • A.P /
  • 07 February 2021 - 20:02
Mustafa thotë se Amerika i njeh verat e qeverisjes Hoti

Pas letrës së presidentit të SHBA’ve, Joe Biden dërguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për njohjen e pavarësisë së Kosovës, kanë reaguar shumë politikanë në Kosovë dhe Serbi.

Për këtë reagoi edhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Mustafa thotë se Amerika i njeh verat e qeverisjes Hoti dhe se letra e Bidenit për njohjen e pavarësisë së Kosovës janë sinjale të qarta për çdonjërin në Kosovë.

“SHBA përkrahin Kosovën edhe në kohë fushate. Amerika ia njeh vlerat qeverisjes Hoti. Njohja nga Izraeli, hyrja në fuqi e marrëveshjes për financim ndërmjet Qeverisë Hoti dhe SHBA-të, letra e Presidentit Bajden për njohjen e pavarësisë së Kosovës, janë sinjale të qarta për çdonjërin në Kosovë”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Sot presidenti i SHBA-së, Joe Biden, përmes një letre urimi, i ka kërkuar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq që ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Në letër, Biden i thotë Vuçiqit të përqëndrohet në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Kosovën, duke nënvizuar se ajo duhet të përmbajë edhe njohjen reciproke.

(Kosova Sot Online)