Prishtinë: Nëntë persona bëhen llom duke u rrahur mes vete, tre përfundojnë në spital

  • E.K /
  • 08 February 2021 - 09:48
Prishtinë: Nëntë persona bëhen llom duke u rrahur mes vete, tre përfundojnë në spital

Policia e Kosovës ka njoftuar se nëntë të dyshuar janë rrahur në Prishtinë.

Të dyshuarit, sipas raportit 24-orësh të Policisë janë shoqëruar në stacion derisa gjashtë prej tyre janë dërguar në mbajtje.

Tre nga të dyshuarit kanë marrë trajtim mjekësor.

“Prishtinë 07.02.2021, 15:30. Raportohet  se pas një mosmarrëveshje në mes nëntë të dyshuarve meshkuj ka ardhur deri te rrahja në mes tyre. Të dyshuarit fillimisht janë shoqëruar në stacion dhe në konsultim me prokurorin të njëjtit arrestohen dhe pas intervistimit gjashtë prej tyre dërgohen në mbajtje, ndërsa tre të tjerë dërgohen për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)