“Jam gjallë”, momenti prekës kur punëtori nxirret nga tuneli i përmbytur

  • E.K /
  • 08 February 2021 - 14:56
“Jam gjallë”, momenti prekës kur punëtori nxirret nga tuneli i përmbytur

Punëtori i një termocentrali në Indi shpërtheu në ulërima gëzimi kur ekipet e shpëtimit e nxorën gjallë nga një tunel i përmbytur nga fatkeqësia që ndodhi pas çarjes së një dige për shkak të rënies së një akullnaje nga Himalajet.

Katastrofa ka vrarë të paktën 18 persona, ndërsa 200 të tjerë janë shpallur të humbur, përfshirë punëtorët e hidrocentralit të cilët u zhytën nga përmbytja.

Diga e shkatërruar bëri që uji të vërshonte mbi luginën në shtetin Utarakhand.

(Kosova Sot Online)