3 milionë fëmijë janë infektuar nga Covid-19

  • A.P /
  • 09 February 2021 - 18:52
3 milionë fëmijë janë infektuar nga Covid-19

Rreth 3 milionë fëmijë në SHBA janë infektuar me COVID-19 që prej fillimit të pandemisë.

Javën që lamë pas numri i fëmijëve të infektuar ishte 117.518, duke shënuar kështu një rritje prej 10% në raport me dy javët e fundit.

Sipas CNN, fëmijët përfaqësojnë 12.9 % të të gjitha rasteve të regjistruara në SHBA.

Megjithatë kjo grupmoshë manifeston simptoma të lehta të sëmundjes dhe kanë qenë të paktat rastet ku kanë shkuar deri në fatalitet.

(Kosova Sot Online)