Vjen reagimi i Vjosa Osmanit pasi gjykata në Serbi miratoi racizmin ndaj shqiptarëve

  • A.P /
  • 09 February 2021 - 20:08
Vjen reagimi i Vjosa Osmanit pasi gjykata në Serbi miratoi racizmin ndaj shqiptarëve

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Gjykata e Lartë në Beograd, sot i dha të drejtë Aleksander Vulinit për përdorimin e termit fyes “shiptari”.

Osmani përmes një shkrimi në tëitter ka thënë se veprimi i sotshëm duhet t’ua hapë sytë atyre që besonin se Serbia do të përmirësohej në këtë drejtim.

Presidentja në detyrë tha se diçka e tillë ka ndodhur gjatë gjithë historisë. Tutje, ajo tha se racizmi ndaj shqiptarëve është një njollë tjetër në historinë e qeverisë së tyre.

“Urrejtja serbe e mbështetur nga shteti serb ndaj popullit tonë ka qenë mbizotëruese gjatë gjithë historisë sonë. Vendimi i sotëm i gjykatës për të miratuar racizmin ndaj shqiptarëve është një njollë tjetër në historinë e ‘humnerës’ së qeverisë së tyre. Ky vendim duhet të jetë një hapje sysh për të gjithë ata që shpresonin që Serbia do të përmirësohej”, ka shkruar Osmani në tëitter.

Deputeti Shaip Kamberi ka mbajtur një fjalim në Parlamentin e Serbisë ku ka thënë se me këtë veprim Gjykata e këtij shteti e ka legalizuar termin ofendues “shiptari”.

“Sot është e një ditë e vecantë. Është ditë e parë pasi që një Gjykatë e këtij shteti ka legalizuar termin ofendues “šiptari”. Gjykata e Lartë në Beograd ka refuzuar ta shpallë fajtor Ministrin Aleksandër Vulin për diskriminim, fyerje dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve. Për gjykatën e lartë nuk vlenë më as vendimit i Gjykatës së Apelit në fund të vitit 2018, e cila pati sanksionuar përdorimin e termit ““šiptar” si gjuhë urrejtje.  Nuk vlenë as mendimi i Komisioneres për Mbrojtjen e Barazisë, Bërnakica Jankoviq, që e ka cilësuar përdorimin e termit “šiptar” si nënçmues, fyes dhe shkelje  e Ligjit për Ndalimin e Diskriminimit”, ka thënë a


(Kosova Sot Online)