Qytetarët të zhgënjyer, duan të ikin nga Kosova

  • A.P /
  • 09 February 2021 - 20:33
Qytetarët të zhgënjyer, duan të ikin nga Kosova

Para zgjedhjeve qytetarët po pajisen me vula apostile, duan të largohen nga vendlindja.

Bajram Mazreku ka lindur e është rritur këtu.

Ndër vite ai ka shpresuar për një jetë më të mirë në Kosovë.

Por ai tash gjendet para objektit të Ministrisë së Punëve të Jashtme për të marrë vulë apostile, e cila i shërben vetëm për një qëllim.

Mazreku po planifikon që ta lëshojë vendlindjen e tij.

Mazreku është i ri në moshë, por ai shprehet se dëshiron të punojë për veten dhe familjen e tij edhe pse është i detyruar që këtë ta bëjë jashtë vendit të tij.

Njëjtë si ai janë gjatë së martës pritën edhe dhjetëra qytetarë të tjerë.

Pos pritjes së përbashkët në radhë ata ndajnë zhgënjimin e përbashkët për vendin e tyre, Kosovën.

Ata nuk shpresojnë që zgjedhjet e reja do të sjellin ndryshim.

Abedin Buja tha se tanimë nuk po iu besojnë as premtimeve të partive politike.

Megjithatë procesi i marrjes së vulave apostile po vazhdonte.

Policia e Kosovës po përkujdesej që qytetarët të hynin me radhë.

Në mesin e të gjithëve pati të atillë që kryen punë, i morën vulat e u kthyen për në shtëpi.

Ndonëse disa të tjerë po prisnin me orë të tëra.

Ndërkohë në gjithë këtë tollovi njerëzish nuk po respektoheshin as masat anti-Covid.

(Kosova Sot Online)