Publikohet lista e ushtrive më të fuqishme të botës, kështu renditen vendet e rajonit

  • E.K /
  • 10 February 2021 - 11:59
Publikohet lista e ushtrive më të fuqishme të botës, kështu renditen vendet e rajonit

OrganizataGlobal Firepower ka bërë publike listën e ushtrive më të fuqishme në botë.

Siç edhe pritej listën e kryesojnë Shtetet e bashkuara të Amerikës që janë në vendin e parë, para Rusisë, Kinës, Indisë dhe Japonisë.

Për sa i përket vendeve evropiane e para është radhitur Franca, e shtata në nivel botëror, para Britanisë së Madhe që është e  renditur në vendin e tetë.

Në vendin e 11 është renditur Turqia, Italia në vendin e 12, si dhe Gjermania në vendin e 15.

Në rajonin e Ballkanit Perëndimor e para është radhitur Serbia, në vendin e 63-të, pastaj Kroacia e Sllovenia, kurse Shqipëria është radhitur në vendin e 113-të.

Pas Shqipërisë pason Mali i Zi, kurse Maqedonia e Veriut në vendin e 133’të.

Kjo tregon se investimet ushtarake të Vuçiqit dhe loja e tij me Rusinë dhe Kinën, kanë rritur fuqinë ushtarake serbe.

Ne vendin e fundit në botë është radhitur shteti afrikan, Butani.

(Kosova Sot Online)