Albin Kurti shoqërohet nga bashkëshortja në Prizren

  • E.K /
  • 10 February 2021 - 12:39
Albin Kurti shoqërohet nga bashkëshortja në Prizren

Kandidati për kryeministër të vendit nga LVV-ja, Albin Kurti, është shoqëruar sërish nga bashkëshortja e tij Rita Augestad Knudsen, gjatë një tubimi të mbajtur në Prizren.

Bashkëshortja e ka shoqëruar Kurtin në tubime edhe gjatë ditës së djeshme.

Sipas Kurtit ndryshimi do të ndodhë më 14 shkurt.

“Pranvera po vjen me nxitim, falënderojmë qytetarët që po na bashkohen në ecjen tonë. Më 14 shkurt do të vendosim për qeverisjen e re, që nuk diskriminon askënd”, tha ai ndër të tjera.

E pranishme në tubim ishte edhe Vjosa Osmani dhe zyrtarë tjerë të partisë.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen ditën e diel, më 14 shkurt.

(Kosova Sot Online)