Rrëfimi i qytetarit nga Mitrovica pas reshjeve: Më është mbushur oborri me ujë nga shiu, nuk po guxoj të dal nga shtëpia

  • G.G /
  • 11 February 2021 - 10:27
Rrëfimi i qytetarit nga Mitrovica pas reshjeve: Më është mbushur oborri me ujë nga shiu, nuk po guxoj të dal nga shtëpia

Lulzim Dajakut nga Zhabari i Mitrovicës i është mbushur oborri i shtëpisë me ujë, për shkak të reshjeve të shiut.

Banori i rrugës “Rasim Emini” ka thënë për Mitropol se nuk po mund të dalë nga shtëpia dhe se po frikësohet se uji mund t’i hyjë edhe brenda dhe t’ia dëmtojë të gjitha gjërat.

Ai të njejtën telashe e kishte edhe me rreshjet e herës së kaluar, ku kishte kërkuar ndihmë nga organet komunale.

Andaj edhe kësaj radhe aj kërkon ndihmën e Komunës që ta shmangë më të keqen.

(Kosova Sot Online)