Modelja thotë se do të kalojë ditën e Shën Valentinit me lodrën e s*ksit prej 10 mijë dollarë

  • G.G /
  • 11 February 2021 - 10:52
Modelja thotë se do të kalojë ditën e Shën Valentinit me lodrën e s*ksit prej 10 mijë dollarë

Ajo thotë se nuk ka nevojë për një të dashur, sepse është e lumtur kështu.

Teksa dita më romantike e vitit po afrohet, këtë vit do të jetë shumë ndryshe për shumë persona, shkruan lajmi.net.orë

Me pandeminë e koronavirusit, festimet nuk do të jenë të njëjta me ato të viteve paraprake.

Mirëpo kjo modele ka vendosur se ajo nuk ka nevojë për shoqëri këtë vit, sepse ajo do të kaloj festën me lodrën e preferuar të seksit që ka.

Mari Valents, nuk është në një lidhje për momentin, mirëpo kjo nuk e shqetëson aspak atë. Në fakt, ajo ka në plan të kaloj ditën e Shën Valentinit me vibratorin e saj supersonik që kushton më shumë se 10 mijë dollarë.

Ajo thotë se femrat duhet të jenë më krenare për koleksionin e tyre të lodrave të seksit dhe gjithashtu nuk kanë nevojë të mbështeten tek meshkujt për kënaqësi.

Dhe ka një arsye pse ajo ka shpenzuar kaq shumë në një lodër seksi. Ajo thotë se vibratori ultrasonik garanton që do të sjellë një orgazëm të zgjatur.

Ajo thotë se distanca sociale e ka ndryshuar jetën e saj shumë, sepse tani ajo ka kontakte me shumë pak persona, dhe nuk është e interesuar të gjej një të dashur.

Modelja shprehet se jetojmë në kohë të reja, dhe vibratori është dashuria më e mirë për festën e të dashuruarve. Ajo ka shfaqur “të dashurin” e saj në një fotografi.

Edhe pse nuk ka një mashkull për Shën Valentin, Mari thotë se është shumë e lumtur për këtë fakt. 

(Kosova Sot Online)