Lajmi i fundit: Hiqet ora policore

  • G.G /
  • 11 February 2021 - 12:29
Lajmi i fundit: Hiqet ora policore

Qeveria në detyrë është duke e mbajtur një mbledhje online dhe ka marrë vendime për lehtësim të masave për COVID-19.

Në këtë mbledhje është vendosur që të hiqet ora policore.

Lajmin për express e ka konfirmuar zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Antigona Baxhaku.

“Kryesorja është që hiqet ora policore në zonat e kuqe. Operatorët ekonomik punojnë deri në orën 22:00. Studentët i kthehen ligjeratave në fakultet, hiqet opsioni online”, ka thënë Baxhaku.

(Kosova Sot Online)