Hoti: Të gjithë do të 'habiten' me votat që do t'i marr LDK-ja

  • A.P /
  • 11 February 2021 - 20:02
Hoti: Të gjithë do të 'habiten' me votat që do t'i marr LDK-ja

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK’së thotë se sot 20-vjeçarët kanë shkaktuar telashe edhe brenda familjeve, për shkak që VV’ja në vitin 2008-2009 kanë hyrë nëpër shkolla e ju kanë mbajtur ligjërata fëmijëve.

Hoti gjatë një tubimi tha se duhej t’iu ndalohej hyrja nëpër shkolla dhe mbajtja e ligjëratave.

Sipas tij, për shkak të këtyre ligjëratave, sot 20-vjeçarët votojnë ndryshe nga nëna e babai i tyre.

“Ne si LDK nuk i kemi dalë të keqes përballë me kohë. Unë e di që është dashtë me i ndalë në vitin 2008 dhe 2009 kur hynin në shkolla të mesme dhe iu mbanin ligjërata fëmijëve. Sot, 20 vjeçarët, djem e vajza, studentë apo të diplomuar, kanë shkaktuar telashe edhe brenda familjeve. Djali dhe vajza 20 vjeç me e nda votën prej nënës, babës, gjyshes e gjyshit”, tha Hoti.

(Kosova Sot Online)