Kim Jong Un shkarkon ministrin një muaj pasi e zgjodhi: S’paske inovacion

  • G.G /
  • 12 February 2021 - 11:03
Kim Jong Un shkarkon ministrin një muaj pasi e zgjodhi: S’paske inovacion

Lideri komunist i Koresë Veriore, Kim Jong Un, e shkarkoi ministrin e ekonomisë, të cilin e emëroi vetëm para një muaji. Ai e akuzoi kabinetin për mungesë inovacioni për draftimin e qëllimeve në planin ekonomik 5-vjeçar, raportuan mediet shtetërore.

Partia e Punëtorëve, e cila ka pushtet absolut në vendin komunist, e filloi mbledhjen katërditore të enjten, ku lideri suprem e paraqiti vizionin për çështjet e brendshme, raportet me vendet tjera si dhe rregullat e partisë.

Në krye të agjendës së këtij takimi ishte ekonomia. Kimi e akuzoi kabinetin e vet se ka bërë plane pa ndryshime të mëdha me planet e kaluara, të cilat, sipas tij, kanë dështuar në mënyrë të jashtëzakonshme në pothuajse secilin sektor.

Komiteti e zgjodhi O Su Young-un si drejtor të ri të Departamentit për Çështje Ekonomike, për ta zëvendësuar Kim Tu Il-in, që u zgjodh në këtë pozitë muajin e kaluar, shkruan Reuters.

“Ideja dhe politika e kongresit të partisë nuk janë të pasqyruara si duhet në planin e propozuar për punë ekonomike për këtë vit. Pikëpamja inovative dhe taktikat e qarta nuk mund të gjenden këtu”, tha Kim Jong Un para anëtarëve të partisë.

Televizioni shtetëror e shfaqi Kimin duke bërtitur, duke bërë me gisht dhe duke e goditur foltoren gjatë fjalimit në takimin partiak, shkruan Reuters.

(Kosova Sot Online)