Rrahja në Ferizaj, policia jep detaje për vajzën e lënduar

  • G.G /
  • 12 February 2021 - 12:44
Rrahja në Ferizaj, policia jep detaje për vajzën e lënduar

Një përleshje fizike ka ndodhur dje në rrugën ‘Rexhep Bislimi’ në Ferizaj, ku një shtetase e Shqipërisë ka mbetur e lënduar.

Media ka raportuar dje për këtë rrahje, ku në videon e siguruar shihen një grup personash duke u rrahur mes vete, ku në mesin e tyre ishte edhe një vajzë.

Ndërsa, Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima fillimisht është dërguar ne Emergjencën e Ferizajt e më pas në QKUK Prishtine për tretman te mëtutjeshëm mjekësor.

“Rr. Rexhep Bislimi,Ferizaj 11.02.2021-20:13. Viktima femër shqiptare shtetase e Shqipërisë ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga disa të dyshuar të panjohur. Viktima fillimisht është dërguar ne Emergjencën e Ferizajt e më pas në QKUK Prishtine për tretman te mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)