Ministria e Financave konfirmon lirimin nga pagesa e semestrit për Bachelor dhe Master

  • E.K /
  • 12 February 2021 - 16:38
 Ministria e Financave konfirmon lirimin nga pagesa e semestrit për Bachelor dhe Master

Ministria e Financave ka njoftuar se është marrë vendimi për të liruar nga pagesat e semestrit veror studentët e nivelit bachelor dhe master.

Në komunikatën për media MF njofton poashtu se është përmbyllur me sukses ekzekutimi i 20.9 milionë euro për mbi 17 mijë fermerë.

“Gjatë këtyre ditëve, Qeveria e Kosovës ka përmbyllur me sukses ekzekutimin e pagesës prej 20.9 milionë euro për mbi 17,000 fermerë të Republikës së Kosovës. Pagesa e këtyre mjeteve – nga Programi për Rimëkëmbje Ekonomike – është përmbushje e plotë e programit të qeverisë për dyfishimin e mbështetjes financiare për bujqësinë si një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë së Kosovës. Gjatë muajit janar e deri në periudhën aktuale, nga PRE 2021, janë mbështetur financiarisht të vetëpunësuarit, bizneset e grave, fermerët, shëndetësia, policia, kategoritë në asistencë sociale dhe pensionistët.  Poashtu, janë liruar nga pagesa e semestrit veror studentët e nivelit bachelor dhe master të institucioneve të larta arsimore publike, përfshirë edhe studentët nga Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi. Janë paguar mbi 1.5 milionë euro për Fondin Kosovar për Garantimin e Kredive. Rreth 45 milionë euro të paguara; mbi 280,000 përfitues”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)