Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu e kanë vendin në burg së bashku me zyrtarët tjerë komunale të infektuar me korrupsion dhe krim të organizuar!

Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu e kanë vendin në burg së bashku me zyrtarët tjerë komunale të infektuar me korrupsion dhe krim të organizuar!
Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu e kanë vendin në burg së bashku me zyrtarët tjerë komunale të infektuar me korrupsion dhe krim të organizuar!

Dardan Grapci

  • 12 February 2021 - 06:57

Shkruan: Dardan Grapci

Përveç zyrtarit komunal të Prishtinës, të ndaluar nga Prokuroria për krime të rënda, është dashur të kapen fillimisht Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu. Prandaj së bashku me këtë person është dashur që të hyjnë në paraburgim edhe Shpendi e Dardani, e jo të lihen të lirë, duke e ditur që këta gjatë kësaj kohe mundë t’i fshijnë/prishin ose fshehin provat që janë kundër tyre vetëm për t’u dukur që janë para publikut të pafajshëm.

-Fundi i turpshëm i qeverisjes, ndoshta nuk do ta quaja ashtu sepse nuk i dihet si do të përfundon krejt historia, por do të thosha se është më në fund zhvillim pozitiv nga drejtësia, nga Prokuroria, që ka marrë kahe pozitive , duke filluar që më në fund ti heton dhe ti ndjek zyrtarët komunal për korrupsion dhe zhvatje. Kjo fushatë hetimi nuk duhet të ndalet, duhet të përfshij të gjithë, nga zyrtari më i ulët e deri në krye të qeverisjes, pra edhe vetë kryetarin Shpend Ahmetin e cilin do qoftë tjetër, në cilën do komunë. Është lajm shumë i mirë që Prokuroria e shtetit e ka arrestuar zyrtarin e Komunës së Prishtinës i cili ka qenë mbikëqyrës i zyrës për mbrojtje dhe ndihmën e viktimave në komunën e Prishtinës. Le të fillohet nga ai e le të shkon tutje.

Vepra penale "Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtare" për të cilën edhe është arrestuar dhe që është dërguar në paraburgim për 48 ore, sipas mendimit tim është mase e butë, dhe këto masa duhet të ashpërsohen , për shkak se me paraburgim asgjë nuk ndryshohet. Kur kapen faktet dhe ekzistojnë provat për ta ndaluar një të korruptuar, Prokuroria e shtetit do të duhet që të dyshuarin të dërgon direkt në burg me kohëzgjatje më të madhe, paraburgim 30 ditor dhe me kërkesë ndaj Gjykatës për dënim maksimal mbi 10 vite heqje lirie dhe konfiskim të pasurisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".