Lexoni edhe:
Mërgimtari heq borën nga oborri i qendrës së votimit
Laura Pula, koordinatore nacionale e zgjedhjeve nga Prokuroria e Shtetit ka bërë të ditur ditë më parë se sistemi prokurorial është angazhuar në mbrojtjen e votës së lirë për qytetarët e Kosovës.
Pula ka thënë se janë angazhuar 88 prokurorë dhe 40 zyrtarë nga sistemi prokurorial për këtë proces zgjedhor.
Mërgimtari heq borën nga oborri i qendrës së votimitLexoni edhe:
“Kemi caktuar 88 prokurorë dhe 40 zyrtarë nga sistemi prokurorial që do të jenë gardian të mbrojtjes së votës ditën e zgjedhjeve. Policia edhe prokurori i shtetit kanë finalizuar edhe dokumentin strategjik për angazhim dhe veprim të përbashkët në këtë proces”, kishte njoftuar Pula.
Ajo shtoi se Prokuroria dhe Policia e Kosovës do të arrestojnë dhe ndalojnë të gjithë votuesit dhe zyrtarët përgjegjës në çfarëdo mënyre tentojnë apo ndikojnë në keqpërdorimin e votës së lirë të sovranit.
(Kosova Sot Online)