Edhe kjo ndodh: Erdhi nga Gjermania për të votuar, mërgimtari thotë se i është fshirë emri në listat e votuesve

  • E.K /
  • 14 February 2021 - 10:32
Edhe kjo ndodh: Erdhi nga Gjermania për të votuar, mërgimtari thotë se i është fshirë emri në listat e votuesve

Një mërgimtar nuk është lejuar të votojë në një qendër të votimit në Podujevë.

Ai ka thënë se ka ardhur nga Gjermania për të votuar, por që atij i është mohuar kjo e drejtë.

“ Kam ardhur para një jave vetëm që të votojë, vetëm një familjar tonin e kanë lejuar të votojnë, kam qenë në listë të votuesve, kurse tash më kanë fshirë. Këtë as regjimi serb nuk e ka bërë, nuk e ka penguar votimin. Kjo është shkelje e të drejtave të njeriut”, ka theksuar ai.

Ai ka pohuar se nga Gjermania ka ardhur vetëm për të votuar pasi nuk ka dashur ta bëjë atë përmes postës.

(Kosova Sot Online)