Edhe KQZ u komprimitua ,Valdete Daka largohet para zgjedhjeve lokale të vjeshtës së këtij viti!

Edhe KQZ u komprimitua ,Valdete Daka largohet para zgjedhjeve lokale të vjeshtës së këtij viti!
Edhe KQZ u komprimitua ,Valdete Daka largohet para zgjedhjeve lokale të vjeshtës së këtij viti!

Ragip Guraziu

  • 14 February 2021 - 07:30

Shkruan: Ragip Guraziu

Prokuroria të mos bëhet lepurush, edhe policia të veprojë në bazë të ligjit dhe të mos bëhet pjesë e krimit institucional qe po vije nga krimopolitika. Për shkak të gjumit të prokurorëve dhe policisë e kemi këtë gjendje deri më tash. Është koha e fundit që të ndodhë ndryshimi i plotë në KQZ para zgjedhjeve të reja lokale të vjeshtës së këtij viti, që të pavarësohet dhe profesionalitet, të shkëputet ky institucion i pa varur kushtetues nga kapja e ashpër e krimit të organizuar të shtresuar e instaluar në partitë politike që për 12 vite përmes pushtetit kishin kapur e sunduar shtetin.

-Është shumë e dhimbshme dhe zhgënjyese se si po dështojnë një nga një për të funksionuar në mënyrë profesionale dhe të pa varur, të gjitha institucionet e shtetit të Kosovës. Të gjithave po ju del ngjyra deri në fund. Është një akuzë e rëndë por fatkeqësisht nuk i iket realitetit, kur thuhet se pjesë përbërëse e shtetit të kriminalizuar është bërë KQZ-ja dhe drejtuese, kryesuesja e KQZ-së Valdete Daka. Këtë e thotë vetë anëtari i KQZ-së sipas të cilit, deri më tash nuk kanë dashur ta personalizojnë .

Ai e ka thënë me të drejtë se KQZ nuk është makinë votimi e dirigjuar nga një person që është zgjedh nga krimi i organizuar dhe për këtë edhe përpjekjet për të mos ngjarë 14 shkurti do të dështojnë. Është e dhimbshme kur i dëgjon personalitetet e autorizuara për zbatimin e ligjit që theksojnë se edhe ky shtet në forma të tilla kundër kushtetuese i shkel të drejtat e njeriut. Duke mos qenë në dijeni edhe ai vetë, se nuk është i përkryer, por as subjekti i tij nga vjen ai, por e di shumë mirë derisa ishte në postin e Avokatit të Popullit. Qeverisë së deritashme dhe liderëve politik dhe subjekteve politike, edhe në këto zgjedhje do u del ngjyra të gjithëve, dhe mendoj se me këto mosmarrëveshje nuk do të mundë të kemi shpejtë qeveri funksionale, ka mundësi deri në vjeshtë të mbesim kështu pezull me institucione në detyrë, pa institucione shtetërore me përgjegjësi të plotë kushtetuese.

Duke u bazuar në të gjitha zhvillimet në KQZ, me të drejtë shtrohet pyetja se a do të jenë këto zgjedhje, dhe ky mandat i Valdete Dakës në krye të KQZ-së, fundi i saj i turpshëm që do ta nxjerr atë edhe para përballjes me drejtësinë për shkak të abuzimit të gjatë në krye të KQZ-së? Kjo mbetet të shihet. Një gjë është më se e sigurtë se kështu vetëm sa po vazhdon të rrënohet autoriteti dhe personaliteti fallco i kryetares së KQZ-së Valdete Daka, nga zbardhja e së kaluarës së saj abuzive në krye të KQZ-së për këto 11 vite, duke i shërbyer 100% e njëanshëm krimo-politikës e cila e ka deleguar e instaluar atje dhe paraprakisht edhe në gjykatën Supreme , por duke dëmtuar seriozisht jo vetëm vullnetin e qytetarëve të shprehur në votë, por edhe kredibilietin dhe autoritetin kushtetues e ligjor të kinse një institucioni të pa varur.

Derisa po kërkohet transparencë dhe zbatim të pa anshëm të ligjit në punën e KQZ-së, kryetares Valdete Daka po i zbardhet thellësisht e kaluara e saj e inkriminuar dhe abuzive nga anëtarët e KQZ-së. Një denoncim të hapur, publik dhe shumë të bazuar e bëri anëtari nga radhët e LVV-s, ish Avokati i Popullit Sami Kurteshi, i cili edhe nga përvoja e tij e bagazhi i tij në krye të institucionit të Avokatit të Popullit e njeh thellësisht të kaluarën e Valdete Dakës në krye të KQZ-së, por edhe si një gjyqtare të instaluar! Kurteshi ka thënë se ajo në fakt është kreu i krimit në KQZ, kurse KQZ ose do të jetë transparente ose do të marrë fund si Institucion e pavarur e ligjor.

Akuzat janë shumë serioze sepse anëtari i KQZ-së thotë që Daka është mësuar ta keqpërdorë edhe sallën, dhe ajo shkon aq larg sa thotë: më falni nuk e kam marr vetë vendimin. Prandaj dyshohet dhe akuzohet ajo duke theksuar se Valdete Daka është vet kreu i krimit brenda KQZ-së qe 11 vjet , se është nismëtare e vjedhjes industriale të votave në vitin 2010, dhe kjo nuk duhet ti lejohet ta bëjë sërish. Kundër saj duhet të aktivizohet edhe Prokuroria dhe institucionet tjera të drejtësisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".