Pacolli: Marre Shpend A. Ahmeti marre! Dil pastro rrugët. Ndihmo e mos pengo qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votojnë për të ardhmen e vendit

  • E.K /
  • 14 February 2021 - 10:35
Pacolli: Marre Shpend A. Ahmeti marre! Dil pastro rrugët. Ndihmo e mos pengo qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votojnë për të ardhmen e vendit

Anëtarja e partisë së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, ka kritikuar kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin për mospastrimin e rrugëve.

Pacolli ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, duke kërkuar që të dalin dhe të pastrojnë rrugët.

“Marre Shpend A. Ahmeti  marre!

Dil pastro rrugët. Ndihmo e mos pengo qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votojnë për të ardhmen e vendit.

Nuk ndalet uragani që ka filluar pavarësisht pengesave.”

https://www.facebook.com/fitore.pacolli/posts/10222632004121553

(Kosova Sot Online)