Voton gruaja dhe djali i Hashim Thaçit

  • E.K /
  • 14 February 2021 - 10:55
Voton gruaja dhe djali i Hashim Thaçit

Bashkëshortja e ish-presidentit Hashim Thaçi, Lumnie Thaçi bashkë me djalin e saj, Endrit Thaçi, kanë votuar pak më parë.

Ata kanë votuar në një nga qendrat e votimit në Prishtinë.

Endrit Thaçi ka të veshur një xhemper me mbishkrimin “Liria ka emër”.

Pak më parë ka votuar edhe i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili është shoqëruar nga bashkëshortja dhe djali në votime.

Ata kanë votuar në njërën nga qendrat e votimit në Prishtinë, ndërsa më pas Mustafa ka dal në një prononcim para mediave.

(Kosova Sot Online)