'Shpërthen' virusi në Prishtinë, numër shumë më i lartë i të infektuarve se në komunat tjera

  • G.G /
  • 14 February 2021 - 14:34
'Shpërthen' virusi në Prishtinë, numër shumë më i lartë i të infektuarve se në komunat tjera

Ministri në detyrë, Armend Zemaj, ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit kanë arritur numër rekord të testimit që nga fillimi i pandemisë dhe se nuk ka humbur jetën në betejën me COVID-19 asnjë qytetar.

Zemaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 3.031 testime dhe nga këto monstra vetëm 246 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Postimi i plotë i Zemajt:

Brenda 24 orëve, kemi rekord testime që nga fillimi i pandemisë, 3.031 teste dhe nga këto mostra vetëm 246 kanë rezultuar pozitiv me Covid 19, apo në përqindje vetëm 8.1%, ndërsa asnjë qytetar nuk ka humbur jetën në betejën me Covid 19.

Përgëzoj për punën e palodhshme Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në tërë Republikën e Kosovës!

Të dashur qytetarë, kjo situatë e kontrolluar epidemiologjike është arritur falë bashkëpunimit të të gjithëve.

Respektoni rekomandimet anti Covid.

Numër rekord i testimeve në 24 orët e fundit, Zemaj tregon rezultatet Bashkë ia dalim!

https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/272184010930132

(Kosova Sot Online)